Mirela Ruko, aktiviste në Organizata Politike ka folur lidhur me protestën kundër rritjes së çmimeve në Shqipëri.
Ajo ka thënë se nga një protestë e çmimit të naftës ka kaluar në një protestë të përgjithshme për situatën ekonomike.
Ruko ka thënë se protesta do të jetë më e fortë në ditët në vazhdim dhe studentët do të jenë ata që do t’i japin vrull kësaj proteste.
“Rama duhet të reflektojë, të marrë masa serioze ose përndryshe nuk di se si ta parashikojë të ardhmen. Nuk është se ne mund ta lëmë protestën, por çfarë do të bëjmë me jetët tona, çfarë do të bëjmë më përballimin e jetës tonë. Nuk është kauzë që mbaron me ato çfarë Rama jep. Pa pasur ndërhyrje serioze në këtë lloj situate nuk ka mbarim. Njerëzit edhe pse ikin nga sheshi, do të jenë të revoltuar te urbanet, te dyqanet dhe serish do të ndizet shkëndija”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se partitë parlamentarë mund ta ngritin zërin brenda parlamentit.
Edhe
Bëhet thirrje për protestë masive kundër propozimit për shtrenjtim të rrymës
Ruko ka thënë se ajo çfarë ka frikë Rama është bashkimi i qytetarëve.
“Në protestat e 2018 kjo e trembte sepse nuk kishte asnjë parti politike, s’kishte askënd kë mund ta korruptonte”, ka thënë ajo.
-
Të premten protestë kundër shtrenjtimit të rrymës, ekzekutivi pa qëndrim për rritjen e paralajmëruar
-
Protesta e qytetarëve, Rama: Më alarmon cenimi direkt i dinjitetit tonë si komb
-
Në ditën e katërt të protestave në Shqipëri, Qeveria prezanton “Paketën Sociale”
-
Rritja e çmimeve: Në Shqipëri protesta, në Kosovë deklarata