Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mejdini: S’shohim vullnet nga Rama për t’i dhënë zgjidhje politike protestës

protesta

Fatjona Mejdini nga Iniciativa Globale kundër Krimit të Organizuar ka thënë se nuk sheh vullnet nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për t’i dhënë zgjidhje politike protestave që po zhvillohen në vend.

Duke komentuar ditën e katërt të protestave, Mejdini ka vlerësuar se intensiteti i tyre ka rënë krahasuar me tri ditët e para, ndërsa ka vërejtur menaxhim më të mirë të situatës nga Policia dhe përmbajtje më të madhe nga protestuesit.

Ajo është shprehur e shqetësuar edhe për deklaratat e Ramës lidhur me mundësinë e përfshirjes së faktorëve të huaj në protestë, duke thënë se mbetet të shihet nëse për këto pretendime do të paraqiten prova konkrete apo nëse bëhet fjalë për deklarata për konsum publik.

“Ka zemërim real në Shqipëri me qeverisjen Rama, ka një lloj proteste organike kundër kësaj qeverie. Dhe protesta ka arritur në një pikë vlimi. Protesta është bërë e madhe dhe nuk mund të identifikohet kush po e drejton dhunën”, ka thënë Mejdini në “60 Minuta” të KTV-së. 

Sipas saj, në situatën aktuale është e vështirë të zhvillohet dialog, ndërsa nuk sheh shenja se Rama është i gatshëm të bëjë lëshime për t’i dhënë fund krizës.

“Protestat do të vazhdojnë, nuk besoj se do të vazhdojnë me dhunë, me raste mund të intensifikohen. Deri tash, nuk shoh vullnet nga qeveria për t’i dhënë zgjidhje politike, prandaj mendoj se do të shohim protesta për kohë të gjatë në Shqipëri”, ka deklaruar ajo.

Lexo përditësimet tjera
al

Përplasje të dhunshme mes protestuesve e Policisë në Shqipëri, mbi 150 të arrestuar për 4 ditë

Protestat e nxënësve në Shqipëri kanë hyrë në ditën e katërt, duke u shoqëruar me përplasje...