Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi në një postim në “Facebook”, ka kërkuar që kryeministri Albin urti gjatë takimit të sotëm me homologun Edi Rama t`ia kujtoj barrierat ekonomike që Shqipëria po aplikon ndaj Kosovës, transmeton Koha.net.
“Ia rikujtoni Kryeministrit Rama, në takimin që e keni sot, që pas Serbisë, Shqipëria mbetet vendi me më së shumti barriera jotarifore për produktet nga Kosova. Produkte të caktuara kosovare më lehtë eksportohen në Skandinavi se në Shqipëri. Niveli i këmbimeve tregtare mes dy vendeve, është jo më shumë se këmbimet mes dy kompanive mesatare evropiane”, ka shkruar Rukiqi.
Artikuj të ngjashëm
-
Rukiqi: Kryeministri ta shoqërojë zëvendësimin e tarifës me një varg kërkesash ndaj Serbisë
-
Kryeministrat fajësohen për regresin në raportet Kosovë-Shqipëri
-
Shqipëria, partnerja kryesore e Kosovës për import e eksport nga vendet e CEFTA-s
-
Bashkëpunimi tregtar mes Kosovës e Shqipërisë vlerësohet ende i zbehtë
-
Kurti numëron “sukseset” e bashkëpunimit Kosovë – Shqipëri