Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti ose kushdo nga akterët institucionalë, do të ishte mirë që së paku tri projekte madhore t’i numëronin të cilat janë realizuar gjatë qeverisjes së Kurtit.
Kurti në intervistën të hënën në “Interaktiv” në KTV, ka deklaruar se diaspora po investon në Kosovë dhe po ndihmohet nga qeverisja e tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëtë e mohoi Rukiqi duke thënë se nuk ka projekt as nga biznesmenët vendorë e aq më pak nga diaspora.
“Duhet së paku tri projekte madhore të përmenden. Nuk e ka asnjë projekt, as nga diaspora. U përmendën shumë shifra të mëdha, por nuk e ka asnjë projekt nga diaspora, nuk e ka asnjë projekt as këtu. As nga biznesmenët, investitorë lokalë apo nga Qeveria pra nga buxheti i shtetit e aq më pak nga diaspora. E përmendi mbrëmë (Albin Kurti) që kanë ndryshuar rrethanat, jo nuk kanë ndryshuar rrethanat sepse nuk mundet ta relativizojë një premtim që e ka dhënë. Atë që e ka premtuar për ulje të çmimeve duhet ta bëjë”, ka thënë Rukiqi.
Rukiqi në emisionin “60 Minuta” në KTV, është shprehur se nuk e di pse Kurti po i kërkon 60% të mbështetjes në këto zgjedhje, duke qenë se nuk ka as zhvillim, e as realizim të asnjë projekti.
“Ministri në detyrë i Financave ka dëshirë të flasë me shifra, por harron që edhe pagat që i marrim janë katër-pesë herë më të ulëta sesa të një qytetari mesatar në një vend të Bashkimit Evropian. Ne BE-në po e synojmë, por jemi gjysmë shekulli prapa. Nuk e di për çka po i kërkon 60% Kurti, për ta vazhduar moszhvillimin, për ta vazhduar ikjen, mosrealizimin e projekteve apo për çka po i kërkon nuk po e dimë”, ka deklaruar Rukiqi.
I pyetur për situatën brenda LDK-së mes anëtarëve dhe reagimet pas renditjes së kandidatëve për deputetë brenda listës së kësaj partie, Rukiqi ka thënë se pakënaqësitë e diskutuara në publik janë inekzistente dhe të zmadhuara nga subjektet e tjera politike.
“Ka një lloj apetiti të kundërshtarëve politikë që t’i zmadhojnë pakënaqësitë inekzistente në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Funksionarët mund të kenë mospajtime ose mendime të tjera, por kjo nuk krijon dhe nuk ka krijuar asnjëherë pakënaqësi te elektorati i Lidhjes Demokratike të Kosovës përveç në vitin 2021 e në periudha të tjera kur kanë ndodhur ndarjet. Kjo nuk po ndodhë tani. Kemi bashkim të elektoratit”, ka thënë Rukiqi në “60 Minuta” të KTV-së.
Në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, Lidhja Demokratike e Kosovës garon bashkë me ish-presidenten Vjosa Osmani dhe listën e saj.
Por, publikimi i listës së kandidatëve për deputetë nga LDK-ja nxiti reagime të menjëhershme brenda partisë, pasi emra që dikur përfaqësonin një pjesë të rëndësishme të strukturës së saj, u zhvendosën nga top 10-shja duke i lënë vend kandidatëve të listës së Osmanit.
Mes reagimeve më të zëshme ishte ai i ish-deputetes më të votuar të LDK-së në zgjedhjet e kaluara, Hykmete Bajrami, e cila kritikoi përfshirjen e personave që, sipas saj, dikur ishin kundër LDK-së. Në këto zgjedhje ajo dhe Avdullah Hoti, u lanë jashtë dhjetëshes së parë.