Kompanitë kosovare kanë tendencë që të rrisin për 13.3 për qind, krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2018.
Kështu deklaroi kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, me rastin e prezantimit të rezultateve të klimës të biznesit në Kosovë për tremujorin e parë 2019.
Rukiqi tha se kjo tendencë për rritje të punësimit vjen si rezultat edhe i punëve sezonale.
"Në 465 biznese e vlerësojnë gjendjen e tyre te mirë dhe të kënaqshme. Nëse shikohet trendi është një trend pozitiv. Nëse i shohim rritjet për punësim, 44 për qind e kompanive presin që të rritin punësimin rreth 13.3 për qind më të lartë se sa në tremujorin e fundit të vitit 2018. Edhe indikatori i konfidencës ka shënuar një trend pozitiv dhe është një pjesë e mirë që mund te merret jo vetëm nga Oda Ekonomike por edhe nga institucionet tjera", tha ai.
Rukiqi ka folur edhe për studimin që i është bërë eksportit, me ç'rast tha se përkundër potencialit që kompanitë vendore kanë për eksport, ato nuk po mund të eksportojnë mjaftueshëm.
Sipas tij, mungesa e certifikimit ndërkombëtar del të jetë pengesa kryesore e këtyre kompanive./kp
-
Rukiqi: Është përmirësuar gjendja e bizneseve, mungesa e punëtorëve mbetet sfidë
-
Gjendja e biznesit në tremujorin e katërt të vitit të kaluar e pakënaqshme
-
OEK: 52% e kompanive në Kosovë nuk presin ta rrisin punësimin
-
Bizneset ankohen për mungesë të punëtorëve të kualifikuar, rritja e pagës shihet si zgjidhje
-
Rritja ekonomike këtë vit parashihet të jetë mbi 7 për qind