Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rukiqi i reagon Muratit: Ti je ndër më të paaftit e shumtë në këtë Qeveri

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi, anëtar i Kryesisë së LDK-së, ka thënë se pushteti po manipulon.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se ky vit ka qenë me rritje negative ekonomike, duke iu përgjigjur ministrit të Financave, Hekuran Murati i cili deklaroi se këtë vit ka pasur rritje ekonomike.

Rukiqi e ka quajtur Muratin si “një ndër më të paaftit në Qeveri”.

“Një vit me recesion (rritje negative ekonomike), me aktivitet të përgjysmuar ekonomik, e krahason me një vit me inflacion, me rritje çmimesh, rrjedhimisht me qarkullim të rritur, jo nga rritja reale e aktivitetit ekonomik, por nga rritja e çmimeve, në kurriz të qytetareve të vendit”, ka shkruar ai.

Rukiqi ka thënë se qytetarët në hall, po marrin kredi dhe mbitërheqje në banka, me norma të larta të interesit, për të përballuar shpenzimet.

Sipas tij, mbi 30000 qytetarë i janë shtuar listës të të varfërve.

Edhe Murati lëvdohet me rritje ekonomike, Bajrami ia kujton inflacionin Arbëri Murati lëvdohet me rritje ekonomike, Bajrami ia kujton inflacionin

“Këta qytetarë që nuk mund të përballojnë jetën e shtrenjtë, do të duhej të ishin brenga, e jo manipulimi me grafikone. Fatkeqësisht, për vendin dhe qytetarët, ti je ndër të paaftit e shumtë në këtë qeveri”, ka thënë ai.