Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se rritja e çmimit të vajit ushqimor është pasojë e çekuilibrave në tregun global.
Rukiqi ka thënë përmes një statusi në Facebook se Banka Botërore ka paralajmëruar në fillim të këtij viti se do të ketë rritje të çmimeve të këtij produkti në nivel global.
“Rritja e çmimit të vajit ushqimor, nuk është si pasojë e tregut vendor, por si pasojë e çekuilibrave në tregun global. Në kuartalin e parë të vitit 2021, Banka Botërore ka paralajmëruar rritje të çmimeve të vajrave ushqimore, në nivel global, gjatë pjesës meë të madhe të vitit 2021, bazuar në parashikimet për mungesa të mundshme në ofertën për vaj ushqimor. Kjo rritje çmimesh tashmë po ndodh dhe e njëjta ka filluar në fillim të muajit mars, si pasojë e mungesave në ofertë dhe kërkesës në rritje, sidomos te konsumuesit e mëdhenj të vajit ushqimor. Mungesat në oferte janë si pasojë e rimëkëmbjes të ngadalshme në vendet që janë prodhues të vajit ushqimor (Malejzia, Indonezia, etj), përdorimit në rritje të sojës në prodhimin e biodizelit, etj”, ka shkruar Rukiqi.
Sipas tij, analistët e tregut global të produkteve ushqimore, parashohin stabilizim të çmimeve të vajrave ushqimore, në pjesën e dytë të vitit 2021.
Ditë më parë, edhe kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, ka bërë të ditur se kanë nisur një hetim lidhur me rritjen e çmimit të vajrave ushqimore.
-
AKK-ja ia vë fajin bursave botërore për ngritjen e çmimit të vajit ushqimor në Kosovë
-
Rukiqi: Është budallallëk të thotë shteti se s’po arrij të kontrollojë diçka
-
Rukiqi për çmimet e derivateve: Mosndërhyrja e shtetit nënkupton transferim i krizës nga tregjet globale te konsumatori
-
Shtrenjtimi i naftës prek produktet e tjera, Qeveria paralajmëron stabilitet në verë
-
Disa produkte bazë u shtrenjtuan në përqindje dyshifrore