Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rugova: Ndotja e ajrit ekziston me dekada, jo vetëm viteve të fundit

Problemi i ndotjes së ajrit nuk është problem që është shfaqur vetëm viteve të fundit, prej që Ambasada Amerikane ka filluar t’i shfaq në kohë reale matjet e parametrave ndotës, por daton me dekada, por se kurrë nuk janë shfaqur në publik shënime e tyre, nëse janë bërë matje të tilla.

Kështu ka thënë meteorologu Mendim Rugova, ndërsa ka theksuar se duke iu falënderuar satelitëve të NASA-s që monitorojnë Tokën që nga vitet e ’70-ta, mund të shohim se si ka qenë gjendja gjatë dekadave të fundit, dhe ku më së miri mund të vërejmë ndotjen nga tymtarët e industrive të ndryshme, se sa në shtresat e dëborës mbi sipërfaqe.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Po flitet që ndotësi kryesor janë termocentralet nga KEK-u, që patjetër se janë, por jo më në nivelin si kanë qenë më parë, dhe këtë po e ilustroj me disa fotografi satelitore të marra në dy periudha të ndryshme. Në foton e parë, që është pamja më ilustruese, më 27 dhjetor 1988, pas një bore që kishte rënë nga mesi i atij muaji, ka pasur një bllokadë atmosferike (mosqarkullim i ajrit) dhe ngrica për gati dy javë. Nën ato kushte, në këtë pamje vërehet qartë shtrirja e pluhurit mbi shtresat e borës, nga tymtarët e TC “Kosova A”, ku mund edhe të vizatojmë lehtë trëndafilin e erërave. Vërehet qartë se pluhuri i TC-ve depërton deri në Prishtinë. Në foto vërehet edhe shtrirja e pluhurit nga tymtari, ndër më të lartit në Evropë, i shkritores së plumbit dhe zinkut në Zveçan, në pjesën e epërme të rrafshit të Kosovës, Vushtrri dhe Mitrovicë. Ndërsa sot kjo ndotje nga shkritorja nuk është më”, ka thënë Rugova në një postim në Facebook.

Image

Në dy pamjet e tjera të realizuara pas të reshurave të borës, më 8 janar 2017 dhe 27 janar 2018, Rugova thotë se më nuk shfaqet ky pluhur në atë nivel siç ka qenë atyre dekadave, kjo pas instalimit të filtrave në TC “Kosova B”.

Image
Image

Ai thotë se për të ditur më saktë shkaktarët dhe ndotësit e ajrit, nevojitet një studim dhe analizim i grimcave ajrore që të dihet burimi më i saktë i tyre.

“Në tetor të vitit 2017, Agjencia Hapësinore Evropiane (ESA) ka lansuar në orbitë satelitin Sentinel 5P, që si mision të tij ka imazhimin e ndotësve të ajrit rreth krejt Tokës, por që ky satelit ende nuk është operacional deri në tremujorshin e parë të këtij viti, nga ku mund të kemi pamje më të sakta dhe të identifikohen ndotësit kryesor, jo vetëm në rajon por në gjithë planetin tonë”, është shprehur meteorologu, Mendim Rugova.