Kërcënime të papranueshme të stilit mafioz i ka quajtur Boris Ruge thirrjen e Gani Kocit të PDK-së për të “mbyllur me beton” personalitete të shumta të Kosovës.
Ruge, zv.kryesues i Konferencës së Munichut dhe diplomati gjerman që ka shërbyer si ambasador në disa vende, ka kërkuar përmes një statusi në Twitter që këtë rast duhet ta trajtojë Qeveria Hoti dhe Policia, ashtu si edhe SHBA-ja dhe BE-ja.
“Kërcënime të papranueshme të stilit mafioz prej një deputeti të PDK-së. Rast për qeverinë dhe Policinë. Dhe diçka të cilën BE-ja dhe SHBA-ja duhet ta shikojnë urgjentisht”, ka shkruar ai.
Gani Koci, zëvendësministri i dikurshëm nga PDK-ja i ka quajtur “gropa septike serbe që duhet mbyllur me beton” disa politikanë, publicistë e gazetarë të Kosovës, duke u ankuar më vonë se i ishte “shlyer” postimi në Facebook.
“Ka ardh koha, jo me i dezinfektu por me i mbyll me beton gropat septike serbe, të mbetura akoma në Kosovë. Shumë po kundërmojnë!”, kishte shkruar Koci të premten në mëngjes në Facebook, transmeton KOHA.
-
Linçohen politikanë e publicistë – thirrje organeve të drejtësisë ta trajtojnë rastin
-
Gani Koci kërkon “të mbyllen me beton” politikanë e publicistë të Kosovës
-
Policia nis hetimet ndaj Kocit për gjuhën linçuese
-
Koci: Skandaloze veprimet e BE-së në raport me Kosovën, masat s’do t’i heqë për një kohë të gjatë
-
Rohde: Sulmi në Zveçan, akt i papranueshëm dhune