Hajrulla Çeku, deputet i LVV-së dhe kryesues i Komisionit Hetimor parlamentar rreth procesit të privatizimit, në DESKU të KTV-së ka treguar se në mesin e zyrtarëve ndërkombëtarë, të cilëve u janë dërguar ftesa për intervistim rreth procesit të privatizimit janë edhe Joachim Rueckeri, kryeadministratori i dikurshëm në Kosovë, si dhe Andrea Lorenzo Capussela.
"Janë edhe disa që nuk po më kujtohen për momentin, por janë zyrtarët kryesorë, pra ata që kanë qenë ose udhëheqës të shtyllës së katërt, ose që kanë pasur funksione të larta edhe brenda AKM-së asokohe, pra anëtarë të bordeve, shpesh edhe kryesues të bordeve", ka thënë ai.
I pyetur nëse beson se ata do t'i përgjigjen ftesës, ai ka thënë se Komisioni shpreson për një gjë të tillë.
”Ata do të ftohen, tash a do t’i përgjigjen? Ne shpresojmë dhe besojmë që do t'i përgjigjen këtyre ftesave”, ka thënë ai, duke treguar se synohet që intervistimi të bëhet online.
Ai po ashtu ka folur rreth ecurisë së punës së Komisionit Hetimor parlamentar për procesin e privatizimit.
"Tani jemi në fazën fillestare dhe shumë shpejt do të hyjmë në fazën e dytë të punës hetimore të këtij komisioni. Faza e parë i kishte disa veprime, por tri janë kryesoret: miratimi i planit të punës për periudhën gjashtëmujore, pra mandati fillestar i komisionit është 6 muaj", ka thënë ai, teksa ka shtuar se mund të vazhdohet në rast nevoje, ndonëse fokusi është që brenda këtij gjashtëmuajshi të kryhet kjo punë.
Edhe
Nga 12 tetori intervistohen dëshmitarët rreth procesit të privatizimit
Veprimi i dytë, të cilin e ka përmendur Çeku, është miratimi i grupit të parë të dëshmitarëve, që do të ftohen për intervistim.
"Janë 21 gjithsej, janë 4 grupe të dëshmitarëve në këtë fillim: ish-ministra përgjegjës për privatizimin, janë kryesues dhe ish-kryesues të bordeve të agjencive AKM dhe AKP dhe janë zyrtarë të UNMIK-ut, ish-shtylla e katërt që kanë qenë përgjegjës për privatizimin", ka treguar ai.
-
Rucker: Në rastet ku kam qenë i përfshirë s’ka pasur afera korruptive në privatizim
-
S'ka kuorum, dështon mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit
-
Çeku: Privatizimi, një nga proceset më të korruptuara në Kosovë
-
Ish-ministra e zyrtarë të tjerë të lartë do të dëshmojnë para deputetëve për privatizimin