Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nga 12 tetori intervistohen dëshmitarët rreth procesit të privatizimit

Foto: Alban Bujari / KOHA

Më 12 tetor do të nisë intervistimi i dëshmitarëve para Komisionit Hetimor Parlamentar rreth procesit të privatizimit, ka bërë të ditur kryetari i tij, Hajrulla Çeku.

Çeku, në një konferencë për medie të mërkurën, ka thënë se në grupin e parë, komisioni ka gjithsej 21 dëshmitarë.

“Në këtë grup bëjnë pjesë ish-ministra përgjegjës, kryesues dhe anëtarë bordi si dhe ish-kryesues dhe ish-anëtarë bordi të AKM-së dhe AKP-së, drejtorë menaxhues dhe ish-drejtorë menaxhues si dhe ish-zyrtarë të UNMIK”-ut.

Çeku ka shpjeguar ecurinë e punës së këtij komisioni deri më tani. E ka përmendur edhe caktimin e ekspertëve të jashtëm.

“Po ashtu, kemi grumbulluar shumë dokumente dhe prova nga agjencitë relevante”, ka thënë ai.

Edhe Rueckeri e Capussela, në mesin e të ftuarve për intervistim rreth privatizimit Arbëri Rueckeri e Capussela, në mesin e të ftuarve për intervistim rreth privatizimit

Çeku ka thënë se pas intervistimit të këtij grupi do të publikohet edhe lista e grupit të dytë.

“Këtu bëjnë pjesë pronarët e kompanive që kanë privatizuar, ekspertët dhe gazetarët që e kanë monitoruar procesin, si dhe ish-punëtorë të ndërmarrjeve që kanë raste dhe konteste të hapura”, ka thënë ai.