Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rucker: Në rastet ku kam qenë i përfshirë s’ka pasur afera korruptive në privatizim

Joachim Rucker, ish-kryetar i Bordit të AKM-së gjatë vitit 2005-2006, ka thënë se në proceset e privatizimit ku ai ka qenë i përfshirë s’ka dijeni për ndonjë aferë korruptive, raporton Ekonomia Online.

Ai gjatë raportimit në Komisionin hetimor për procesin e privatizimit, është shprehur se deri në vitin 2008 nuk është marr drejtpërdrejtë me procesin e privatizimit.

Kryesuesi i Komisionit, Harullah Çeku e ka pyetur nëse ka pasur përpjekje për të ndikuar në privatizim dhe a ka pasur afera korruptive.

“Në atë periudhë janë privatizuar ndër ndërmarrjet më të rëndësishme të Kosovës, a besoni që ka pasur përpjekje për të ndikuar në këtë proces përfshirë edhe prezencën e korrupsionit”, ka pyetur Çeku.

Ndërsa, Rucker ka thënë se në rastet kur ai ka qenë i përfshirë nuk ka pasur diçka të tillë.

Edhe Rueckeri e Capussela, në mesin e të ftuarve për intervistim rreth privatizimit Arbëri Rueckeri e Capussela, në mesin e të ftuarve për intervistim rreth privatizimit

“Nuk jam në vetëdije për ndonjë rast korrupsioni në proceset e privatizimit ku unë kam qenë mbikëqyrës”, ka thënë Rucker.

Ai ka thënë se përgjegjësit kanë qenë të përbashkëta ndërmjet Bordit të AKM-së dhe UNMIK-ut.

Ndërsa, Hekuran Murati ka pyetur për rastin e Feronikelit ku kanë qenë dy ofertues, dhe është shpallur fitues ofertuesi me çmim më të lirë.

“Flitet për një dallim rreth 40 përqind të çmimit më pak nga ofertuesi i dytë. Dhe është përzgjedhur ofertues i dytë për blerës të kësaj ndërmarrje. Dhe përveç kësaj ka diktuar kushte ndaj AKM së si shitës që ka qenë. Si mund ta shpjegoni këtë”, ka pyetur Murati.

Edhe Çeku: Privatizimi, një nga proceset më të korruptuara në Kosovë Arbëri Çeku: Privatizimi, një nga proceset më të korruptuara në Kosovë

Ndërsa Rucker, tha se s’ka qenë kriter vetëm çmimi.

“Ne kemi praktikuar kujdesin e shtuar dhe s’ka qenë kriter vetëm çmimi por edhe reputacionin dhe fuqinë ekonomike si dhe mundësia që ai ka pasur që të përmbushtë të gjitha kërkesat e punëtorëve dhe ekonomisë së Kosovës. Ky ka qenë një nga privatizimet më të mëdha. Kemi bërë gjithçka që duhej”, është përgjigjur Rucker.