Rudina Hajdari ka reaguar ditën e sotme pas djegies nga opozita të shkollës ditën e djeshme, në Shkodër. Deputetja ka bërë me dije se do të dhurojë pagën e saj për riparimin e dritareve të shkollës. Hajdari u shpreh se shpreson që hapi i ndërmarrë prej saj të jetë si një fushatë ndërgjegjësimi, transmeton G.SH.
Statusi i Rudina Hajdarit
Të dashur demokratë,
Djegia e shkollave në Shkodrën e kulturës dhe traditave ishte një traumë kombëtare dhe dhunë anti-shqiptare.
Për këto arsye vendosa sot që pagën (rrogën) mujore t’a dhuroj për riparimin e dritareve të shkollës që u dogj dje në këtë qytet nga ata që nuk janë as demokrat dhe as socialist por thjesht servil të kryetarit dhe shpresojnë që në të ardhmen të shpërblehen me parimin: “Kush djeg dhe shkatërron më shumë bëhet drejtor ose doganier”
Le të jetë paga ime fillimi i një fushate ndërgjegjësimi nga çdo shqiptar që kërkon një Shqipëri si Europa.
Edhe
Deputetja jep rrogën e vet për rinovimin e shkollës që u dogj nga përkrahësit e opozitës
Me respekt,
Rudina A. Hajdari
-
Hajdari: Nuk e djeg mandatin, respektoj Kushtetutën
-
“Digje, digje”, protestuesit e PD-së u vënë flakën ulëseve të dialogut para Kryeministrisë
-
Hajdari: Ulja e akcizës dhe TVSH-së për naftën rrezikon pagat dhe shërbimet publike
-
Rama për djegien e karrigeve të Kuvendit: Ne përpiqemi të shërojmë, ata shkatërrojnë