Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, priti sot përfaqësuesit e komunave të Preshevës, Armend Aliu, dhe të Bujanovcit, Arbër Pajaziti.
Gjatë takimit u bisedua për çështje aktuale politike të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, nevojën e tyre për një platformë politike për unitet në dialogun me Qeverinë e Republikës së Serbisë si edhe zgjerimin e bashkëpunimit dhe konsultimit me institucionet e Republikës së Shqipërisë për rritjen dhe konsolidimin e përfaqësimit politik dhe respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Serbi.
Kryeparlamentari Ruçi, vuri në dukje rëndësinë e unifikimit të qëndrimeve të shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës, i cili u shërben rritjes dhe fuqizimit të përfaqësimit të tyre politik si edhe garantimit dhe zgjerimit të të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës/ATSH.
-
Shqiptarët në Luginë të shqetësuar për heshtjen e BE-së
-
Osmani - kryetarit të Bujanocit: Ka përkushtimin institucional për mbështetje të shqiptarëve në Luginë
-
Shqiptarët e Luginës kërkojnë trajtim të barabartë në Serbi
-
Shqiptarët e Luginës protestojnë sërish. Pas Bujanocit, marshi do të zhvillohet në Preshevë
-
Kurti përgëzon Kamberin për angazhimin në afirmimin e shqiptarëve në Luginë