Emisioni Rubikon po prezantohet në Simpoziumin e IV të Debateve Presidenciale, i cili po mbahet në Washington DC të SHBA.
Producenti dhe autori, Adriatik Kelmendi, është i ftuari i parë nga Kosova në këtë simpozium, të organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) dhe Komisioni i Debateve Presidenciale, në mesin e përfaqësuesve nga 30 shtete të botës.
Kelmendi ka prezantuar punën 15-vjeçare të emisionit Rubikon, si dhe ka folur në përgjithësi për kulturën e debatit në Kosovë.
Në simpozium janë shkëmbyer përvojat edhe me dy nga gazetarët më të njohur amerikanë, njëkohësisht udhëheqës të debateve presidenciale në SHBA, Chris Wallace dhe Bernard Shaw.
Aty është theksuar nevoja e përballjeve direkte të kandidatëve për presidentë dhe kryeministra në debate televizive, si mundësi e transparencës dhe debatit demokratik në shoqëri.
Rubikon në KTV është emisioni autorial më jetëgjatë politik dhe ndër më të shikuarit emisione në Kosovë.

-
Kurti kërkon mbështetje për Kosovën prej ligjvënësve amerikanë
-
Kurti: Në një rajon ku ndikimi rus shfrytëzon përçarjet, Kosova qëndron fort me SHBA-në
-
Rubio e Vuçiqi bisedojnë për dialogun Kosovë-Serbi
-
James Rubin sot vazhdon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët
-
Dëshmia e Rubinit mirëpritet në Kosovë e Shqipëri