Emisioni më i vjetër i intervistave dhe debatit politik në Kosovë rikthehet në edicionin e 16, në Kohavision.
Autori e producenti Adriatik Kelmendi ka njoftuar për mysafirët që do të çelin diskutimet politike në parafushatë.
“Dashamirë e dashamirëse, e di që krejt jemi zbavitë shumë gjatë verës, por erdhi koha t’i kthehemi punës dhe seriozitetit. Sonte, emisioni më i vjetër, dhe jo vetëm, i intervistave dhe i debateve në Kosovë, Rubikon, kthehet me sezonin e 16 në KTV (po, po gjashtëmbëdhjetë), me debatin e parë ballafaques të figurave eminente të katër subjekteve më të mëdha politike”, ka thënë Kelmendi.
Të ftuar janë Avdullah Hoti, ish-shef i GP të LDK-së; Besnik Bislimi, nënkryetar i parë i LVV-së; Blerim Kuçi, sekretar i Përgjithshëm i AAK-së dhe Abelard Tahiri, ish-ministër nga PDK-ja.
Diskutimi pritet të vë në pah se “Kush janë më të fortët në këto zgjedhje? A ka mundësi ende që LDK dhe LVV të arrijnë koalicion? A mund të priten koalicione të reja të minutave të fundit? Cilët do ta kenë listën më të mirë?”.
Edhe
Sonte në “Interaktiv”, nga ora 20:10 kryeministri në detyrë Albin Kurti
“Live sonte, në natën përcaktuese të koalicioneve, ashtu siç do të jemi 5 herë në javë tash e tutje. S’po flas më tepër! Veç mos iu ndani KTV-së. Më keni mungu’”, ka shkruar Kelmendi.
Rubikon nis në orën 20:00.
