Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

RTK-ja kritikohet për joprofesionalizëm dhe numër të madh të punëtorëve

Kritika të shumta kanë pasur deputetët e Komisionit për administratë publike, qeverisje lokale dhe media për Radiotelevizionin e Kosovës (RTK).

Në mbledhjen ku është diskutuar raporti vjetor i RTK-së për vitin 2017, kritikat e deputetëve nuk kanë pasur të bëjnë shumë me raportin, shkruan sot Koha Ditore. Ata kanë kritikuar për programe jocilësore, mungesë të paanshmërisë së moderatorëve, mosrespektim të skemës programore dhe numrin e madh të punëtorëve.

Në fund të diskutimit, raporti i RTK-së është përcjellë për diskutim në Kuvend, por që deputetët kanë thënë se vërejtjet që kanë pasur në këtë mbledhje do t’i paraqesin edhe në sallën plenare në ditën kur raporti do të diskutohet.

Kryetari i Komisionit, deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka folur për vërejtjet që ka thënë se i kanë marrë nga qytetarët si komision për RTK-në. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Artikuj të ngjashëm