Adnan Rrustemi, kryesues i Komisionit Zgjedhor të Vetëvendosjes, ka thënë se kjo parti ka mbyllur me sukses procesin e zgjedhjeve të brendshme në parti, për kryetar të saj.
Albin Kurti ka marrë mbi 10 mijë vota për t’u zgjedhur kryetar i ri i partisë. Përqindja e daljes së anëtarëvetë VV-së ishte 33.83 për qind. Rrustemi ka thënë se është kjo përqindje është më e lartë në krahasim me zgjedhjet e vitit 2015 kur Visar Ymeri ishte zgjedhur kryetar me 27.43 për qind të anëtarëve që kishin dalë në zgjedhje.
“Vetëvendosje e ka dëshmuar që është subjekti më transparent në Kosovë. Anëtari i Lëvizjes nuk është si anëtarët e partie të tjera. Përpos të drejtave që i kanë, anëtarët kanë edhe përgjegjësi. Një nga to është zgjedhja e kryetarit me një anëtar, një votë”, është shprehur Rrustemi në Express të KTV-së.
Rrustemi nuk ka pranuar të flasë për mosdaljen në zgjedhje të anëtarëve të dorëhequr nga kryesia, duke thënë se ai mund të flasë vetëm për procezin zgjedhor.
-
Mbi 10 mijë zgjedhës votuan për Kurtin kryetar të Vetëvendosjes
-
Kurti si kandidat i vetëm, edhe një mandat në krye të VV-së
-
Aktivistët e Vetëvendosjes thonë se Kurti ka thyer rekord, ka marrë 185 mijë vota
-
Kurti zyrtarizohet kryetar i VV-së - asnjë ankesë për procesin zgjedhor
-
Rikthimi i Kurtit në krye të Vetëvendosjes pa votat e 2/3-ës së anëtarësisë