Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rrugët kryesore në Lipjan bëhen me tabela digjitale të komunikacionit

Komuna e Lipjanit në bashkëfinancim me OJQ “Demos” në vlerë prej 150 mijë eurosh kanë nisur realizimin e projektit “Sinjalizimi digjital i shenjave në komunikacion”.

Në tri hyrje-dalje të qytetit dhe në rrugët kryesore “Hajredin Bajrami”, Avdi Kelmendi”, “Lidhja e Prizrenit”, “Skënderbeu”, etj., do të vendosen tabela digjitale orientuese të komunikacionit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Gjithashtu në kuadër të këtij projekti në qytet dhe nëpër fshatra do të vendosen mbi 100 tabela rrugore të komunikacionit, të cilat janë dëmtuar gjatë periudhës së fundit kohore. Nga ana tjetër ky projekt e lehtëson edhe punën e Policisë së Kosovës në komunikacion.

Ilir Tasholli, drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Lipjanit, ka njoftuar se projekti do të finalizohet brenda këtij viti sipas dinamikës së punimeve, andaj zotohet se qyteti i Lipjanit gradualisht po bëhet model për komunat e tjera.

“E kemi fituar një grandë në vlerë prej 103 mijë euro nga ‘Demosi’ dhe me bashkëfinancim me Komunën kemi grumbulluar gjithsejtë 150 mijë euro për ta realizuar këtë projekt mjaftë të rëndësishëm për qytetarët e kësaj komune... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)