Vjeshtën e kaluar nëpër rrugët e qytetit të Pejës janë vendosur rreth 300 pengesa për të penguar lëvizjen e shpejtë të makinave. Prej tyre rreth 50 kanë qenë të vendosura vetëm para objekteve shkollore, shkruan sot Koha Ditore.
Mirëpo, makineria e pastrimit të rrugëve gjatë dimrit i ka larguar të gjitha bashkë me borën dhe prapa ka mbetur ndonjë copë e tyre aty-këtu. Gjendja më emergjente për rivendosjen e pengesave është në rrugët afër institucioneve shkollore, ku rreziku është më i shtuar për nxënës nga ngasja e shpejtë e makinave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMirëpo tenderi për sinjalizimin e rrugëve ende nuk është shpallur, ndonëse në komunë e dinë që nuk kanë mbetur pothuajse asnjë prej 300 pengesave të vendosura.
(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.