Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prindërit ankohen për pasiguri në komunikacion afër shkollave

Në shumë rrugë para shkollave të Pejës janë dëmtuar dhe janë zhdukur pengesat e vendosura për sigurinë e nxënësve. Mungesa e “policëve të shtrirë” në rrugët para shkollave po shqetëson edhe prindërit, të cilëve po u duhet çdo herë që t’i dërgojnë fëmijët në shkollë dhe t’i marrin, shkaku i pasigurisë.

Rreziku është më i shprehur para shkollës më të madhe fillore në Pejë, “Xhemajl Kada”, e cila ka rreth 1 mijë e 600 nxënës. Një prind që po e shoqëronte fëmijën e vet në kalimin e rrugës te kjo shkollë, shpreh moskuptimin e tij ndaj Komunës që nuk intervenon në vendosjen e pengesave në rrugë, shkruan sot Koha DItore.

“Rrugëve para shkollave Komuna duhet t’u kushtojë kujdes dhe në vazhdimësi të intervenohet kur dëmtohen pengesat në rrugë, sepse po rrezikohet siguria e fëmijëve tonë”, shpreh me mllef prindi i shqetësuar, pa dashur të identifikohet...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.