Në hapësirën në mes të Fakultetit të Filologjisë dhe Katedrales, bashkë me rrugën “Xhorxh Bush”, përfundimisht do të ndërtohet një parking nëntokësor me “Parkun Qendror” mbi të.
Gjatë fushatës për zgjedhjet e fundit lokale, në nëntor të vitit të kaluar, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, pati thënë se aty do të bëhet një park.
Por, përfundimisht, në këtë hapësirë nuk do të ketë shesh. Aty, sipas Ahmetit, këtë vit do të fillojë ndërtimi i një parkingu nëntokësor dhe “Parkut Qendror” mbi të.
Pos këtij parku, Komuna në buxhetin e sivjetmë ka ndarë edhe 1 milion euro për ndërtimin e katër parqeve sikur ai te salla “1 tetori”.
Artikuj të ngjashëm
-
“Së shpejti” nis ndërtimi i parkingut nëntokësor tek Fakulteti Filologjik, thotë Ahmeti
-
Komuna synon që punimet për 500 vendparkime e Park Qendror të kryhen më 2020, punët nisin në shtator
-
Ndërtimi i parkingut nëntokësor në Prishtinë pritet të fillojë në shtator
-
Pritet të nisin punimet në sheshin “Xhorxh Bush”, projekti ka konteste pronësore
-
Rama prezanton planin për sheshin “Xhorxh Bush”, qytetarët shprehin mospajtim