Puna për ndërtimin e parkingut nëntokësorë pranë Fakultetit të Filologjisë, sipas Komunës së Prishtinës, pritet të fillojnë në shtator të këtij viti, raporton KTV.
Këtë lajm e ka dhënë drejtori i Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm, Genc Bashota, gjatë takimit informues për këtë projekt, që do të realizohet në partneritet publiko-privat.
Shpallja e konkursit, sipas Bashotës, do të bëhet pas dy javësh, ndërsa ky proces do të përfshijë 3 faza: parakualifikimin, propozimin teknik dhe shpalljen e fituesit.
Kërkesa minimale te komunës lidhur me këtë projekt janë 500 vendparkime nëntokë dhe 500 metra katrorë hapësirë komerciale për ndërtimin e lokaleve në pjesën e sipërme.
Në këtë takim kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se ky projekt do të përfshijë ndërtimin e parkingut nëntokësorë, mbylljen e rrugës “Xhorxh Bush” si dhe ndërtimin e parkut qendror mbi parking.
Ai shtoi se projekti që parashihet të kushtojë 12 milionë euro do të përfundojë më 2020.
-
Ndërtimi i parkingut nëntokësor në Prishtinë nis gjatë nëntorit, zgjat 18 muaj
-
Hapet rruga për aplikim për parkingun nëntokësor te Fakulteti Filologjik
-
Komuna synon që punimet për 500 vendparkime e Park Qendror të kryhen më 2020, punët nisin në shtator
-
Komuna e Prishtinës arsyeton çmimet e parkingut nëntokësor te Fakulteti Filologjik
-
Ahmeti: Parkingu nëntokësor tek UP-ja përfundon pas zgjedhjeve komunale