Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rruga te Manastiri i Deçanit dhe vrasja e Ivanoviqit, pjesë e raportit të OKB-së për Kosovën

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka përgatitur një raport mbi zhvillimin e ngjarjeve në Kosovë nga mesi i prillit deri në mesin e korrikut dhe pyetja mbetet nëse Britania e Madhe, e cila ka marrë përsipër Presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së sot, po përpiqet të pamundësojë debatin mbi Kosovën, shkruan KsP.

Në faqen e internetit të OKB-së, janë paralajmëruar konsultime prapa dyerve të mbyllura rreth programit të punës së organizatës.

Ndërtimi i rrugës pranë Manastirit të Deçanit dhe mungesa e rezultateve në hetimin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit janë shkak për shqetësim në Kosovë.

Kështu thuhet në raportin e sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për Kosovën.

Shefi i OKB-së tha në një raport mbi zhvillimet në Kosovë nga mesi i prillit deri në mesin e korrikut, se ishte i shqetësuar për qëllimin për të ndërtuar një rrugë në zonën e mbrojtur rreth manastirit të Deçanit, duke u bërë thirrje autoriteteve lokale që të zbatojnë ligjet dhe vendimet sipas të cilit ndërtimi është i ndaluar.

Edhe Guterres thotë se ideja e korrigjimit të kufijve ka ngjallur brenga në rajon e më gjerë Arbëri Guterres thotë se ideja e korrigjimit të kufijve ka ngjallur brenga në rajon e më gjerë

“Vë në dukje me shqetësim në rritje se vrasja e Oliver Ivanoviqit nuk është zgjidhur pas gjashtë muajsh. Unë ftoj autoritetet në Kosovë që të intensifikojnë hetimet dhe të përdorin të gjitha kanalet e disponueshme që mund t'i ndihmojnë ata”, tha Guterres, transmeton KsP.

Ai ka përshëndetur vazhdimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

“Megjithëse ky takim nuk ka sjellë rezultate të reja, vazhdimi i dialogut ofron mundësi të reja për të nisur procesin e zgjidhjes së dallimeve shumëvjeçare, që është thelbësore për çdo zgjidhje praktike. Inkurajoj udhëheqësit në Beograd dhe Prishtinë që të vazhdojnë dialogun dhe të përmbushin plotësisht masat që dalin nga dialogu i ndërmjetësuar nga BE”, tha Guterres.

Ai ka vlerësuar se gjendja e përgjithshme e sigurisë në Kosovë në tre muajt e fundit është stabile, duke përkujtuar se deputetët e Listës Serbe qysh nga fundi i muajit mars, përkatësisht pas arrestimit të shefit të Zyrës së ashtuquajtur serbe për Kosovën Marko Gjuriq, nuk po marrin pjesë në Kuvendin e Kosovës.

Edhe Këshilli i Sigurimit i OKB-së debaton për situatën në Kosovë Arbëri Këshilli i Sigurimit i OKB-së debaton për situatën në Kosovë

Guterres në raport ka përmendur se gjatë tre muajve të fundit në Kosovë janë kthyer 77 persona dhe se sipas Komisariatit të OKB-së për Refugjatë, pas luftës së viteve 1998-99 janë regjistruar 89,480 persona të zhvendosur brenda vendit, prej të cilëve 72.000 ndodhen në Serbi.

Kreu i Organizatës së Kombeve të Bashkuara gjithashtu tha se 1,647 njerëz ende konsiderohen të zhdukur që nga përfundimi i luftës në Kosovë.