Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara sot më vonë gjatë ditës, debatohet për situatën në Kosovë.
Në këtë kuadër, do të diskutohet për raportin e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, për zhvillimet në Kosovë, në periudhën tremujore, prej 16 tetorit të vitit të kaluar, e deri më 16 janar të këtij viti, shkruan rel.
Pos tjerash, në këtë raport, i cili është publikuar në Internet, theksohet se vrasja e politikanit, Oliver Ivanoviq, ka shkaktuar shok dhe tmerr në Kosovë dhe më gjerë në rajon dhe në komunitetin ndërkombëtar. Sekretari Guterres thekson se “e mirëpret përmbajtjen e treguar nga ana e liderëve politikë, pas këtij krimi mizor, dhe përkushtimin e demonstruar nga Beogradi dhe Prishtina për të bashkëpunuar dhe për evitimin e nxitjes së tensioneve politike”.
Më tutje, në raport thuhet se Misioni i OKB-së në Kosovë (UNMIK) dhe e gjithë familja e Kombeve të Bashkuara vazhdojnë t’i mbështesin përpjekjet e Bashkimit Evropian për ta avancuar paqen, progresin dhe stabilitetin në Kosovë.
-
Këshilli i Sigurimit diskuton sot për Kosovën
-
KS i OKB-së diskuton nesër për Kosovën
-
Këshilli i Sigurimit sot diskuton raportin tremujor për Kosovën
-
Sot në KS të OKB-së diskutohet për Kosovën me kërkesë të Serbisë
-
Për tensionet në veri, sekretari i OKB-së përmend si shkaktar edhe veprimet e autoriteteve në Prishtinë