Banorët e fshatrave Brod dhe Firajë të Komunës së Shtërpcës kanë akuzuar Ministrinë e Infrastrukturës për mosrealizim të projektit të trotuarit përgjatë rrugës regjionale, ndërkaq Komunën për mosreagim.
Sipas banorëve për këtë projekt prej më shumë se 3 vjetësh kanë marrë premtime nga autoritetet komunale e qendrore, ndërkohë dhjetëra kërkesa të banorëve nuk janë shqyrtuar deri tani. Shkaku i mungesë së infrastrukturës pikërisht në këtë magjistrale në fshatin Brod dy ditë më parë ka humbur jetën një fëmijë i moshës 7 vjeç, i cili është shtypur nga një automjet i udhëtarëve, shkruan sot Koha Ditore.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Tani gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Banorët e Shtërpcës protestojnë për zvarritjen e punimeve në rrugën për Brezovicë
-
Banorët e Firajës dhe Brodit ankohen për dëmtim të rrugës nga automjetet e rënda
-
Banorët e Brodit të rrezikuar nga gurët që po rrëshqasin nga punimet për autostradë
-
Banorët e Brodit të rrezikuar nga gurët që po rrëshqasin nga punimet për autostradë
-
7 vjeçari goditet me veturë në Brod, vdes rrugës për spital