Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rruga që çon për te Pallati i Drejtësisë do të bllokohet për një muaj

Rruga “Nekibe Kelmendi” në Prishtinë, do të jetë e mbyllur për qarkullim nga e hëna për një muaj.

Bllokimi i njërit segment të kësaj rruge bëhet për shkak të punimeve që do të nisin nga 12 shtatori (e hënë).

“Ju njoftojmë se për shkak të natyrës së punimeve, një segment i rrugës ‘Nekibe Kelmendi’ do të jetë i mbyllur për qarkullim nga data 12.09.2022, deri me datën 12.10.2022”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

Kjo rrugë çon për te Pallati i Drejtësisë.

Deri në fund të punimeve, është kërkuar nga stafi i Pallatit të Drejtësisë dhe qytetarët që të shfrytëzojnë rrugë tjera alternative.