Një rrugë në Prishtinë do të jetë e mbyllur qysh prej të mërkurën, 16 gusht, e deri më 24 gusht.
Kjo për shkak se KRU “Prishtina” do të kryej punime në rehabilitimin e gypit të ujësjellësit në rrugën “Ismet Krasniqi”.
Rruga po ashtu do të mbyllet vetëm për disa orë të ditës, nga 7:30 deri në orën 17:00.
“Njoftohen banorët që, për shkak të realizimit të punimeve në rehabilitimin e gypit të ujësjellësit në rrugën ‘Ismet Krasniqi’ (segmenti nga Reifeisen Bank deri te rruga e Herticëve) dhe me pëlqimin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike të Komunës së Prishtinës, e në koordinim me Policinë e Kosovës, kjo rrugë do të mbyllet për qarkullimin e makinave nga data 16.08.2023 deri më datën 24.08.2023, prej orës 7:30-17:00”, thuhet në njoftimin e ujësjellësit të kryeqytetit.