Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini sot e ka vizituar Bashkinë e Tropojës, ku është pritur nga kryetari i kësaj komune, Besnik Dushaj.
“Gjatë këtij takimi miqësor u bisedua për projektet dhe sfidat që ballafaqohen komunat. Gjithashtu gjatë këtij takimi u fol edhe për një projekt të rëndësishëm infrastrukturor, rruga Ponoshec-Bajram Curr, për të cilën rrugë të dy kryetarët u dakorduan që ta emërojnë me emrin e mikut të përbashkët Kosovë-Shqipëri, diplomatin Eliot Engel”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjakovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Eliot Engel i bashkohet valles së Tropojës në përurimin e rrugës që mban emrin e tij
-
Përurohet rruga ndërkufitare Gorozhup-Pogaj
-
Gjini: Ndërtimi i rrugës Dollc-Gjakovë po i sjell dëme ekonomisë
-
Kurti në Gjakovë, pritet nga kryetari i Komunës, Ardian Gjini
-
Shumë shpejtë do të hapet pika kufitare Stançiq-Bellanoc