Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rruga e shtruar afro 2 vjet më parë përplot gropa në Prishtinë

Më pak se dy vjet pas asfaltimit, rruga “Muharrem Fejza” në Prishtinë është përplot gropa.

Përveç këtij riasfaltimi, kjo rrugë për herë të parë është bërë me asfalt më 2004.

Dren Shahini, përfaqësues i banorëve të kësaj rruge, ka thënë se kjo rrugë është shtruar me bashkëparticipim të banorëve dhe Komunës, shkruan sot Koha Ditore.

“Por me fillimin e ndërtimeve të larta në lagje ka filluar edhe dëmtimi i saj. Kalimi i pakontrolluar i mjeteve motorike me peshë super të rëndë (ekskavatorë, kamionë etj.) ka bërë që gradualisht të dëmtohet jo vetëm shtresa e asfaltit, por edhe baza e rrugës”, ka thënë ai.

Shahini ka shtuar se duhet cekur se asnjëherë nuk është inspektuar pesha e këtyre makinerive, nga ana e institucioneve, edhe pse me ligj është e obliguar kjo.

Sipas tij, në vitin 2017, me arsyetimin se do të kanalizohen kabllot lartpërçuese të energjisë elektrike, një pjesë e rrugës është gërmuar dhe këtu ka ndodhur dëmtimi më i rëndë i bazës së rrugës.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Artikuj të ngjashëm