Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rruga e nëmur

Vetëm shtylla e metaltë ka mbetur e vendosur skaj rrugës së asfaltuar dhe asaj në baltë, në brendi të fshatit Bajçinë të Podujevës. Tabela që bartte emrin e ri nuk ka qëndruar gjatë.

Dikush nga banorët është ngutur që të mos e lërë të përhapej emri me të cilin edhe mund të zyrtarizohej epiteti që e bartnin kaherë, shkruan sot “Koha Ditore”. Emërtimi “Pusi i Zanës” nuk u ka pëlqyer familjeve Salihu që jetojnë në rrugën pa asfalt.

Përdorimi i emërtimit “pus” edhe në mënyrë pezhorative (me kuptim të keq, si të mjerë) e po ashtu edhe si mallkim, ka bërë që tabela me këtë emër të hiqet nga shtylla. Prej atëherë kjo rrugë ka mbetur “pa emër”. Kjo edhe është e vetmja protestë që kanë bërë deri tash për “rrugën e nëmur”.

Banorët e kësaj rruge nuk e kanë përjetuar mirë emërtimin e ri.

Ata kanë një përvojë jo të mirë, pasi të tjerët edhe më herët i janë referuar lagjes së tyre si “Lagjja e pusave”. Pos kuptimit pezhorativ, banorët aty e kanë kuptuar edhe si mallkim këtë emërtim. Në popull shpesh përdoret shprehja “pusi i zanës” për të nëmur dikë.

Plakut H. Salihu nuk i shkon ndërmend menjëherë te emri i rrugës. Si t’i përmendet ajo, mendtë i shkojnë te asfalti që u mungon.

Edhe Fshatrat e Podujevës mbulohen nga bërlloku Arbëri 1 j. më parë Fshatrat e Podujevës mbulohen nga bërlloku

“Na kanë lanë pa asfalt”, nis të tregojë hallin më të madh që e ka H.Salihu.

E kur e merr vesh për emër, thotë se ai nuk mban mend të ketë pasur puse aty... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)