Shumë rrugë të Komunës së Podujevës kanë mbetur pa tabela me emërtimet e reja, ndërkohë që projekti për këtë çështje ka përfunduar.
Komunarët thonë se shkak për këtë janë mospajtimet e qytetarëve me këto emërtime, të cilët sipas tyre, i kanë hequr tabelat e reja e në disa raste nuk kanë lejuar fare vendosjen e tyre.
Megjithatë, nuk janë vetëm mospajtimet e banorëve me emërtimet e reja që kanë mbetur shumë rruga pa tabela. Ka raste kur shtyllat e metalta janë vjedhur ende pa u vendosur tabela dhe kështu rrugët kanë mbetur “pa emra”, pasi kompania përgjegjëse nuk ka tentuar të rivendosë shtyllën edhe pse nuk është deponuar asnjë ankesë nga banorët.
Zëdhënësi i Komunës së Podujevës, Nazmi Elezi, ka thënë se janë në pritje të një përgjigje nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për formimin e një komisioni që do të shqyrtonte ankesat e banorëve. Por, nuk ka treguar se në përgjegjësi të kujt ka mbetur vendosja e tabelave në rrugët ku mungojnë ato, pasi projekti që është financuar nga Qeveria e Norvegjisë, sipas zyre, ka përfunduar.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Kontestohen emrat e rrugëve në Podujevë
-
Konsiderohet e pakuptimtë vonesa e zbatimit të rregullores për mbeturina në Podujevë
-
Shtatë vjet pas propozimeve, procesi i emërtimit të rrugëve në Podujevë mbetet i pafinalizuar
-
Premtimet e parealizuara të Podujevës
-
Mbi 400 ankesa të qytetarëve të Pejës për emërtimin e rrugëve