Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) i ka bërë thirrje Gjykatës Themelore të Gjilanit që është duke e trajtuar rastin e vrasjes së një gruaje në Berivojcë të Kamenicës dy ditë më parë.
Vrasjen dyshohet se e kreu burri i saj me shufër metalike.
“Përmes këtij reagimi, RrGK-ja u bënë thirrje institucioneve të drejtësisë, respektivisht Gjykatës Themelore të Gjilanit që është duke e trajtuar rastin, që të ketë kujdes të shtuar në trajtim të këtij rasti, dhe që dorasi të marrë dënimin e merituar, ashtu siç parashihet me ligj për kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e RrGK-së.
Po ashtu, është shprehur shqetësimi nga kjo organizatë se në disa raste në të kaluarën “është vënë re se gjyqtarët, prokurorët, si dhe zyrtarët policorë gjatë trajtimit të rasteve të dhunës në familje, kanë tendencë të fajësojnë viktimën, madje edhe kur të gjitha provat dëshmojnë për dhunë me pasoja të rënda fizike dhe emocionale. Andaj, RrGK do ta monitorojë për së afërmi këtë rast, për t’u siguruar që drejtësia do të zbatohet”.
RrGK-ja ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të ndërmarrë një aksion në kërkim të drejtësisë.
-
Kërkohet paraburgim ndaj 42-vjeçarit që mbyti bashkëshorten me shufër metalike
-
Mbetet në fuqi burgimi 25-vjeçar për burrin që vrau gruan me shufër metalike në Kamenicë
-
RrGK: Të kthehet në fuqi burgimi i përjetshëm për vrasësin e Donjeta Pajazitajt
-
Rrjeti i Grave kërkon që dhunimi i 12-vjeçares në Kamenicë të trajtohet me urgjencë
-
RrGK-ja kundër uljes së dënimit për Nuhi Mavrovqanin, kërkon burgim të përjetshëm