Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rritje e lehtë temperaturash gjatë fundjavës në Shqipëri

Kthjellime dhe vranësira të lehta do të dominojnë zonat veriore dhe qendrore të Shqipërisë, por me vranësira të shpeshta mbetet ekstremi jugor dhe juglindja.

Pasditja sjell vranësira të shpeshta në zonat malore, por bregdeti dhe zona e ulët vijojnë me kthjellime e vranësira kalimtare deri vonë në mbrëmje kur vranësirat afrohen në vijën bregdetare duke sjellë shira të dobët.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në të dy ekstremumet termike ditore.

Ato do të variojnë nga 7°C mëngjesi deri mbi 29°C maksimumi gjatë mesditës.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi juglindor dhe lindor ndërsa në det gjenerohet dallgëzim 2 ballë.