Në Klinikën e Onkologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) e cila vepron në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, sipas raportit tremujor të punës, ka pasur 378 raste të reja të diagnostikuara me kancer, që i bie 100% raste më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, e që si shkas mund të konsiderohet vetëdijesimi apo raportimi i rasteve, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Më tutje thuhet se sipas raportit tremujor, në këtë klinikë brenda dite trajtohen 120 deri 210 pacientë, ndërsa nuk ka pasur asnjë pacientë të udhëzuar për trajtim jashtë vendi, përderisa janë ofruar rreth 40.000 shërbime mjekësore dhe 7.000 kontrolle mjekësore, transmeton Koha.net. Ka pasur rreth 6.500 aplikime të mjekimit venoz ditor dhe rreth 5.500 kimioterapi të aplikuara.
“Në vitin 2017, Klinika e Onkologjisë, ka funksionuar me kapacitet të plotë, duke pasur në funksion të gjithë aparaturën dhe me shfrytëzim të shtretërve 100-200 % (një shtrat është shfrytëzuar nga 1 deri 2 pacientë në ditë), duke ofruar shërbime të kimioterapisë venoze, intrapleurale dhe intratekale, radioterapisë, transfuzionit, mjekimit ditor suportiv dhe mjekimit paliativ ditor, thuhet në komunikatë.
Gjithashtu thuhet se shërbim shumë me rëndësi i ofruar nga kjo klinikë është edhe torakocenteza dhe paracenteza (heqja e ujit nga mushkëritë dhe barku).
Kjo klinikë gjatë kësaj periudhe ka ofruar shërbime për të gjithë pacientët e Kosovës, përfshirë minoritetet dhe për pacientët jashtë Kosovës siç janë: Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, pacientëve nga këto regjione ju janë ofruar të gjitha shërbimet (kimioterapi, radioterapi, transfuzion, mjekim ditor suportiv dhe mjekim paliativ ditor).
-
QKUK: Për nëntë muaj, Klinika e Onkologjisë trajtoi 1 128 raste
-
Një ditë me mantelbardhët që ndihmojnë pacientët të luftojnë kancerin
-
Mbi një mijë raste të regjistruara me kancer në Onkologji
-
Mbi 1 mijë raste të reja me kancer në Kosovë brenda 6 muajve
-
Mbi 300 raste të reja me kancer në dy muaj, më shumë se viteve të kaluara