Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rritet numri i uzurpimeve të pronës komunale

Të dhënat zyrtare flasin për afro 3 hektarë të tokës publike të uzurpuar në Gjilan, teksa vjet janë evidentuar 24 raste të reja. Sadudin Berisha, drejtor për Kadastër dhe Gjeodezi, deklaron se rastet e reja të uzurpimeve shënojnë rritje si në zonën urbane ashtu edhe në zonat rurale të Komunës së Gjilanit, shkruan sot Koha Ditore.

“Gjatë vitit 2016 janë identifikuar 11 raste të uzurpimeve nga të cilat 5 janë në zonën kadastrale të qytetit në Gjilan dhe 6 raste në zonën kadastrale të Përlepnicës për të cilat janë zhvilluar procedurat administrative deri në nxjerrjen e një vendimi për lirimin e atyre hapësirave. Kemi edhe 12 raste në zonën kadastrale të Poneshit dhe 1 në zonën kadastrale të Malishevës dhe janë duke u zhvilluar procedurat administrative lidhur me uzurpimet dhe këto kanë ndodhur gjatë periudhës së vitit 2016”, ka thënë ai.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.