Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

RrGK kujton Bajram Rexhepin si një përkrahës të barazisë gjinore

Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Kosovës, z. Bajram Rexhepi, thuhet në telegramin e ngushëllimit të Rrjetit të Grave të Kosovës.

Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Rexhepi, të afërmve, miqve si dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, RrGK kujton vitet 2002 – 2004 kur i ndjeri ishte kryeministër i Kosovës. Në atë kohë gratë nga shoqëria civile dhe gratë në politikë punuan në hartimin e Planit Kombëtar të Veprimit për barazi gjinore, iniciativë e mbështetur nga UNIFEM. Ai ishte mbështetës gjatë gjithë procesit të zhvillimit të këtij Plani, njëherit edhe duke e bërë atë si plan qeveritar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ne në RrGK do ta kujtojmë përherë si një përkrahës të barazisë gjinore dhe punës së RrGK-së gjatë kohës së tij si kryeministër i Kosovës, theksohet në ngushëllimin e RRGK.