Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) të enjten ia ka adresuar një letër avokuese për buxhetin për mbrojtjen dhe trajtimin e viktimave të dhunës me bazë gjinore dhe për Qendrat për Punë Sociale (QPS) kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe drejtorit të Departamentit për Punë Sociale dhe Familjare, Mentor Morina.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se në mёnyrё qё tё sigurohet trajtimi i dinjitetshёm i viktimave tё dhunёs me bazё gjinore, nё pajtim me kornizën ligjore, RrGK-ja ka kërkuar nga qeveria që Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve të rrisë buxhetin e alokuar për QPS-tё, në koordinim me komuna, nё mënyrë qё tё ngrihen kapacitetet e tyre duke i funksionalizuar qendrat ashtu siç ёshtё e pёrcaktuar nё kornizёn ligjore pёrkatёse dhe programin e qeverisё si dhe kёto ndryshime, tё reflektohen nё amendamentimet e planifikuara tё Ligjit pёr Financa tё Pushtetit lokal.
Po ashtu është kërkuar nga këto organe qeverisëse që të ngrihet buxheti i alokuar për QPS-tё në kategorinë Paga dhe Mëditje (rreth 456,000 €) në mënyrë që të punësohen tё paktёn dy punëtorё socialë më tepër në çdo komunë, dhe tё njëjtit të fokusohen vetёm nё trajtimin e rasteve tё dhunës me bazë gjinore.
“Është kërkuar edhe që të krijohen fonde emergjente nё Policinë e Kosovës dhe nё QPS me qëllim tё plotësimit tё nevojave emergjente tё viktimave gjatё trajtimit tё rasteve tё dhunës”, thuhet në njoftim.
-
RRGK-ja i dërgon kërkesë urgjente Qeverisë në detyrë që t’i sigurojë mjetet për strehimoret gjatë majit
-
Sindikata e RTK-së i drejtohet Kurtit me letër, i kërkon ndërhyrje urgjente për pagat
-
Nis fushata “16 Ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”
-
Organizatat e shoqërisë civile kërkojnë përfshirjen e barazisë gjinore në buxhet
-
Kurti inkurajon viktimat e dhunës seksuale në luftë të thyejnë heshtjen