Rrjeti i Grave të Kosovës ka kërkuar që në zgjedhjet lokale të ketë përfaqësim të grave në mënyrë të barabartë.
RrGK përmes një njoftimi ka thënë se "gratë në Kosovë mbesin të nënpërfaqësuara fillimisht brenda partive, e më pas edhe në kandidatura për kryetare të komunave. Deri më tani, asnjë grua nuk është kandiduar për kryetare të ndonjë komune”.
Kjo, sipas RrGK-së, bie ndesh me nenin 14 të Ligjit për Barazi Gjinore (LBGj), i cili obligon partitë politike që të zbatojnë masat për promovimin e pjesëmarrjes së barabartë të burrave dhe grave në organet dhe trupat e partive.
“Kandidimi i deritanishëm vetëm i burrave për kryetarë të komunave jo vetëm që qëndron larg përfaqësimit të barabartë, por përbën shqetësim tejet të madh për themelet demokratike dhe ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse. Bëjmë thirrje që ju, si parti politike, ta luftoni këtë diskriminim të shumëfishtë ndaj grave, dhe të kandidoni gra për kryetare të komunave, si parakusht për arritjen e përfaqësimit të barabartë në sferën publike”, thuhet më tutje në komunikatën e RrGK-së.
Kjo organizatë gjithashtu ka kërkuar pjesëmarrje dhe përfshirje të grave në politikë në tubime elektorale apo përmes emisioneve televizive.
“Përvoja disavjeçare e RrGK-së në përcjelljen e zgjedhjeve nacionale dhe atyre lokale, tregon se gratë përballen me padrejtësi të shumta në këto raste. Ato nuk kanë hapësirë të barabartë me burrat brenda organeve të partive, e as në paraqitje publike gjatë kohës së fushatës. Partitë duhet të bëjnë përpjekje efektive që struktura partiake të mundësojë promovimin e barabartë si për gra, po ashtu edhe për burra” thuhet mes tjerash .
Edhe
RrGK: Barazia gjinore është obligim ligjor në zgjedhjet lokale
Partitë politike sipas RrGK-së duhet të rrisin mbështetjen e grave kandidate edhe përmes ndarjes së burimeve financiare për fushatë.
“Deri më tani, kemi parë se gratë nuk kanë burime financiare për të garuar, për të bërë fushatë cilësore, apo për të krijuar ekip që do të punonte për promovimin e tyre. Po ashtu, partitë nuk ofrojnë ndonjë trajnim për ngritje të aftësive për gratë kandidate, kështu përkrahja e partive për gratë në shumicën e rasteve përfundon me ndihmë modeste rreth materialeve të fushatës. Duke pasur parasysh stereotipet gjinore që mbizotërojnë në shoqëri, gratë kanë më pak mundësi që të vetëfinancojnë fushatën, e kjo gjë natyrisht që përshkallëzon diskriminimin ndaj tyre”.
-
RrGK-ja fillon fushatën “Voto për më shumë gra në zgjedhje lokale”
-
Asnjë kandidate grua për kryetarë komunash, OJQ-të thonë se janë zhgënjyer
-
Demolli: Grave në Kosovë ende iu diktohet vota nga bashkëshorti, babai apo vëllai
-
Disa OJQ kërkojnë që Buxheti 2026 t’i adresojë pengesat për punësimin e grave në Kosovë