Një shtyllë elektrike në rrugën “Besnik Restelica” në lagjen Kodra e Trimave është rrëzuar pas reshjeve të bores.
Lexues të KOHËS kanë njoftuar se kanë bërë kërkesë në KEDS për më shumë se 10 vjet për ndërrimin e kësaj shtylle, porse nuk kanë hasur në mirëkuptimin e tyre.
Tutje është bërë e ditur se nuk ka pasur të lënduar dhe se ekipet e KEDS-it i kanë këputur kabllot e shtyllës.
“Tash KEDS-i i ka këputur kabllot dhe jemi pa energji elektrike deri në një kohë të pacaktuar. Kurse shtyllën elektrike nuk e larguan, e lanë në rrugë”, ka shkruar lexuesi.
Artikuj të ngjashëm
-
KEDS njofton për prishje të rrjetit elektrik në disa rajone si pasojë e erërave të forta
-
Erërat e forta prekin Kosovën, disa fshatra të Vitisë mbesin pa rrymë
-
Kjo zonë në Prishtinë mbetet pa rrymë pas dëmtimit të dy shtyllave elektrike
-
KEDS-i thotë se si pasojë e erërave të forta janë shkaktuar dëme në rrjet elektrik
-
Probleme me rrymën në disa rajone pas reshjeve të mbrëmshme