Të tjera të reja janë zbardhur në lidhje me avionin e vogël që bëri ulje të detyruar në zonën e Vermoshit, në Malësinë e Madhe.
Një bari i zonës ka parë të gjithë ngjarjen dhe përpjekjet e avionit për t’u ulur. Ai ka shkuar pranë mjetit kur ai ka qëndruar dhe është përpjekur për të ndihmuar dy personat që ndodheshin në bord.
Sipas bariut, piloti nuk i ka kthyer përgjigje kur e ka pyetur nëse ishte mirë, duke hedhur dyshime se mund të jetë i huaj, ndërsa pasagjeri i ka thënë “Jemi mirë”.
Më pas, bariu tregon se pranë vendit ku u ul avioni i vogël ka shkuar një makinë e bardhë dhe i ka marrë të dy, pilotin dhe pasagjerin e tij.
Dyshime ka që avioni mund të përdorej për transport të lëndëve narkotike, por në zonën përreth nuk është gjetur drogë./A2News
-
Piloti mendon se dikush po tenton t’i futet në kabinë, kthen aeroplanin në pistë
-
Një pilot amerikan shpëton, pasi aeroplani i tij i vogël u rrëzua në mungesë të karburantit
-
SHBA-ja shpëton pilotin e aeroplanit të rrëzuar në Iran
-
Rrëzohet një aeroplan i vogël mbi tarracën e ndërtesës në Gjermani, dy të vdekur
-
17-vjeçari futet në aeroplan me pushkë, por kapet nga pasagjerët