Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Një pilot amerikan shpëton, pasi aeroplani i tij i vogël u rrëzua në mungesë të karburantit

Remy Colin ndoshta është një prej njerëzve më me fat në botë. Ai shpëtoi, megjithëse aeroplani i vogël që po drejtonte, u përplas në rrugë, shkruan “Daily Mail” të hënën.

Ngjarja ndodhi të premten në Orlando, SHBA dhe aeroplani u rrëzua në mungesë të karburantit.

Ngjarja është folmuar nga një qytetar dhe videoja është bërë virale.

Piloti Colin, që ishte i vetmi në bord, shpëtoi me lëndime të lehta pasi u rrëzua në rrugën plot me vetura.

Colin tha se u hutua pasi tentoi të rregullonte radion e prishur të aeroplanit, ndërkohë që nuk i kushtoi vëmendje sasisë së karburantit.

Duke mos parë asnjë vend të përshtatshëm për t’u ulur, ai u përpoq ta bënte këtë në rrugë për të shmangur plagosjen e dikujt.