Opozita në Kosovë e konsideron si çështje të ndarë ngritjen e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës nga procesi i liberalizimit të vizave.
Përderisa Qeveria e Kosovës e ka vënë si prioritet kryesor lobimin për futjen e Kosovës në agjendën e takimit të radhës së Këshillit të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave që do të mbahet në fillim të dhjetorit, opozita ndërkaq po i kërkon numrat e fundit në mbështetje për rrëzimin e Qeverisë, raporton REL.
Dy partitë më të mëdha opozitare në Kuvendin e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje thonë se Qeveria aktuale e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, duhet të tërhiqet, pasi sipas tyre, ajo nuk e ka shumicën në Kuvend dhe nuk po arrin që t'i përmbush kërkesat e qytetarëve.
Por, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përsëritur në disa raste këto ditë, se Kosova ndodhet para shumë proceseve më të rëndësishme sesa ai i zgjedhjeve eventuale të parakohshme. Sipas tij, çështja më me rëndësi tash për tash është që Kosova të përfshihet në agjendën e takimit të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave.
“Në këtë fazë në të cilën ndodhet Kosova, zgjedhjet nuk janë të favorshme aspak”, ka deklaruar Haradinaj.
-
S’ka liberalizim vizash as këtë vit, kritikohen institucionet për procesin e lobimit
-
Prapë me premtime për vizat, Haradinaj optimist se liberalizohemi në qershor
-
Haradinaj i përgjigjet opozitës për kërkesën për dorëheqje pas dështimit me vizat
-
LDK: Dorëheqja, veprimi i vetëm që i ka mbetur Qeverisë
-
Haradinaj: Nëse hyjmë në rend dite në agjendën e BE-së, vizat hiqen