Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Rreziku” nga Ministria e Shëndetësisë

Lëvizja Studentore “Studim, Kritikë, Veprim” ka mbajtur sot një aksion simbolik para objektit të ministrisë së Shëndetësisë, duke e rrethuar atë me shirita ku shkruante “Rrezik”.

Aksioni është ndërmarrë për shkak të rasteve të shumta të të vdekurve si pasojë e COVID-19 dhe të prekurve. E gjithë kjo, sipas kësaj lëvizjeje, ka ardhur për shkak të menaxhimit të keq.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Aktiviteti i sotëm nuk ka nevojë për shumë shpjegim. Neglizhenca e saj po del të jetë me pasja vdekjeprurëse”, kanë thënë studenti i Fakultetit të Mjekësisë, Behar Jashari në emër të SKV-së. “Sot kur po flasim kemi mbi 12 mijë raste pozitive me Covid-19 dhe numri i vdekjeve ka arritur shifrën në 488”.

Sipas drejtuesve të kësaj lëvizjeje, pandemia është menaxhuar në mënyrë katastrofale nga Ministria e Shëndetësisë si dhe nuk është vlerësuar puna e studentëve dhe e mjekëve vullnetarë.