Edhe pse është vendi nga ku bëhet vazhdimisht thirrje për respektimin e masave në luftimin e pandemisë, të martën pikërisht në Ministrinë e Shëndetësisë specializantë të shumtë kanë shkelur masën e distancës.
Dhjetëra specializantë shihet se kanë qëndruar në MSH pa asnjë distancë, bazuar në fotografitë që ka siguruar KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMijëra specializantë janë pranuar në vitin e fundit në Kosovë që kur Ministria e Shëndetësisë hapi konkursin për të pranuar rreth 1500.
Shkelja e masave anti-COVID vjen në kohën kur në Kosovë po regjistrohen shifra rekorde me raste të reja dhe vdekje për vitin 2021. Vetëm të hënën janë regjistruar 16 vdekje e 827 raste të reja. Aktualisht në vend janë 12 mijë e 635 raste aktive me COVID-19.