Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rreth pesë për qind e fëmijëve vijojnë mësimin parashkollor

Komisioni Evropian (KE) e ka vlerësuar Kosovën si vend “në fazë të hershme të përgatitjes në fushën e arsimit dhe kulturës, me progres të limituar dhe nevojë për përmirësim të konsiderueshëm”.

Në Raportin e Vendit për Kosovën, të këtij institucioni të Bashkimit Evropian (BE), thuhet se niveli i vijimit të shkollimit fillor (klasat 1-5) dhe të mesëm të ulët (kasat 6-9) arrin një shkallë “pothuajse universale” 95.6 për qind, ndërsa ai i mesëm i lartë qëndron në një shkallë mesatare prej 85 për qind.

Por, ky raport shpreh shqetësim për “numrin shumë të ulët” të fëmijëve deri në pesë vjeç, të regjistruar në institucionet e arsimit parashkollor.

“Numri i fëmijëve të moshës zero deri në pesë vjeç të regjistruar në institucionet e licencuara të arsimit parashkollor mbetet shumë i ulët (4.9 për qind)”, thuhet në raportin e KE-së.

Ndërsa, në arsimin parafillor – grupmoshat pesë deri në gjashtë vjeç - sipas raportit, janë të përshirë 92.4 për qind e fëmijëve. Por, në përgjithësi në arsimin parashkollor dhe parafillor, ku bëjnë pjesë grupmoshat deri në gjashtë vjeç (0-6 vjeç), janë të regjistruar 19.1 për qind e fëmijëve.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në Radio Evropa e Lirë