Arbëri

Kalamajtë në harresë

Vetëm 8.335 fëmijë në Kosovë janë pjesë e arsimit parashkollor ku përfshihen moshat (0-3 vjeç dhe 3-6 vjeç), sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) të publikuar në raportin e shënimeve statistikore 2018/2019. Shifër më e lartë është në nivelin parafillor, 23.749 fëmijë, ku hyjnë mosha 5 deri në 6 vjeç.

Me Udhëzimin Administrativ “për përfshirjen e fëmijëve në institucione parashkollore në Kosovë”, përfshirja e fëmijëve në institucione parashkollore ndahet në dy grupe, në çerdhe dhe në kopshte. Në çerdhe përfshihen fëmijët nga mosha (9 muaj deri në 3 vjeç), kurse në kopshte nga mosha (3 vjeç deri në 6 vjeç), shkruan Koha Ditore.

Sipas parashikimit të popullsisë të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) llogaritet që në vitin 2019 në Kosovë të jenë 144.968 fëmijë të moshës 0 deri në 4 vjeç. Kjo përbën 8.06 për qind të popullsisë së përgjithshme në Kosovë.

Raporte të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare konstatojnë se Kosova ka nivelin më të ulët në rajon dhe Evropë të inkuadrimit të fëmijëve në edukimin parashkollor.

Numrin e ulët të përfshirjes së fëmijëve në institucione parashkollore e ka konstatuar këtë vit Raporti i Progresit. Sipas këtij raporti, numri i fëmijëve nga mosha 0-5 vjeç që ndjekin institucione të licencuara parashkollore është (4.9%), ku rreth 19.1 për qind janë të regjistruar në nivelin parashkollor dhe parafillor (0-6 vjeç), ndërsa 92.4 për qind janë të regjistruar në nivelin parafillor (5-6 vjeç).

Për çdo vit Kosovës i shtohen përafërsisht 22 mijë fëmijë sipas statistikave të ASK-së. Me gjithë numrin e madh të fëmijëve që i përkasin nivelit parashkollor, në Kosovë ka mungesë të institucioneve parashkollore... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)