Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Rreth flamurit të përçarë” – kryetemë këtë të diel në “Kohën Ditore”

Mungesën e një qëndrimi unik të partive politike dhe mos-profilizimin e tyre me ide e programe, e trajton si temë të javës këtë të diel “Koha Ditore”.

“Rreth flamurit të përçarë” mban emrin tema, ku gazetari Besnik Krasniqi shkruan përveç për pavendosmërisë për tema të rëndësishme për vendin, edhe për përçarjet mes vete dhe bashkimin në koalicione vetëm për interesa individuale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas politikës, në rend është një reportazh nga ishulli i Tajvanit, dhe vendet që nuk duhet t’i lini pa i parë nëse vizitoni këtë vend, i pasuar nga një tjetër reportazh nga zona kufitare ndërmjet Holandës dhe Belgjikës.

7 shkronja, këtë javë sjellë pikëpamjet e poetes Elona Çuliq, e nga faqet e kulturës veçohet edhe kronika mbi dekorimin e veçantë të drunjve në Qendrën Historike të Prizrenit ku kuptoni autorët e këtyre veprave.

Në kosovarçe, njoftoheni me 16-vjeçarin Herolind Gashi, që megjithëse humbi shikimin nga një aksident, nuk është demoralizuar dhe po tregon suksese në mësim.

Për libra të rinj e filma që qysh tani llogariten pretendentë për Oscar, si dhe zhvillimet nga bota e muzikës, nuk mungojnë as këtë të diel në Kohën Ditore.

Nga faqet e sportit, lexoni këtë javë rrëfimet e dy trajnerëve, Sadat Pajazitit në futboll e Fotis Takianos në basketboll, e gjithashtu edhe profile tjera nga sporti ndërkombëtar.

Por, edhe shumë faqe enigmatikë, këshilla për shëndetin, estetikë e trende të fundit të modës i gjeni në më shumë se 80 faqe të gazetës “Koha Ditore”