Pajtimi i Kosovës që të përfshihet në Mini-Schengenin Ballkanik pas dy vjetësh refuzim, trajtohet në edicionin e veçantë të së dielës në “Koha Ditore”.
“Mini-dilema ballkanike” mban titullin shkrimi kryesor, i cili trajton në detaje secilin aspekt të kësaj nisme.
Defektet e kësaj iniciative i rendit në intervistë, Demush Shasha, drejtor i Institutit “Epik”.
Ndërsa, një profil të veçantë mund ta lexoni në kosovarçe për Igballe Rugovën, aktivisten e barazisë gjinore.
Për martesat e ndaluara me pasardhës të skllevërve në Nigeri kuptoni informacione në faqet e botës.
Veprat e veçanta të artistit, Jakup Ferri, vijnë përmes rubrikës së kulturës.
Një tjetër artiste këtë javë e gjeni në monument. Bëhet fjalë për Laura Sllamniku-Kryeziun e cila përdor teknikë të veçantë në veprat e saj prej qeramike.
Edhe
Shasha: Iniciativa për Mini-Shengenin vuan nga një numër defektesh
I veçantë është edhe artikulli për 20-vjetorin e Kohavisionit. Aty do ta kuptoni se çfarë befasish ka përgatitur televizioni për shikuesit të martën e 22 shtatorit.
Se kush janë gjashtë shqiptarët e rinj të Lazios që presin një ditë të promovohen në ekipin e parë, e mësoni në hapësirën e ndarë për sportin.
Mbi 60 faqet e gazetës ju sjellin edhe shumë materiale e shkrime të tjera interesante.
-
Më 27 qershor, Kosova e Serbia do të diskutojnë për marrëveshje të tipit mini-Schengen
-
E diela me “Koha Ditore” këtë javë flet për nismën e Mini-Schengenit për Ballkanin
-
Rexhepi: Gazeta festive e KOHËS Ditore, me përmbajtje të veçantë
-
Shasha: Kosova ka bërë mirë që ka zgjedhur procesin e Berlinit, para aventurës së Mini-Shengenit