Në rreth 5200 ka shkuar numri i vaksinës së tretë apo përforcuese kundër COVID-19 të administruar në Kosovë. Nga rreth 1 milion e 660 mijë dozat e administruara në total, 1701 prej tyre janë të treta, e 3470 përforucese.
Nga java e dytë e dhjetori në vend ka nisur administrimi i këtyre dozave.
Doza përforcuese u jepet personave të cilët i kanë marrë dy doza të vaksinës kundër COVID-19, por te të cilët me kalimin e kohës imuniteti i tyre vjen duke rënë. Doza përforcuese jepet 6 muaj pas marrjes së dozës së dytë.
Doza e tretë u jepet personave të cilët i kanë marrë dy dozat e vaksinës kundër COVID-19, por te të cilët nuk është zhvilluar imuniteti i duhur, si pasojë e imunitetit të dobët të tyre apo sëmundjeve shoqëruese me rekomandim të mjekut ordinues. Doza e tretë jepet jo më herët se 8 javë dhe pa i bërë 6 muaj nga marrja e dozës së dytë.
Në nivel vendi, janë rreth 778 mijë qytetarë që i kanë marrë të dyja dozat, ndërsa 99 mijë është numri i atyre që deri tash kanë marrë vetëm nga një dozë.
-
Vaksinimi në Kosovë: Mbi 27 mijë doza përforcuese e mbi 2,000 doza të treta
-
Prej sot jepet doza përforcuese dhe e tretë në Kosovë
-
Nga nesër nis dhënia e dozës përforcuese në Kosovë
-
Afër 89 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e tretë anti-COVID
-
Mbi 803 mijë qytetarë të Kosovës janë vaksinuar me dozën e dytë anti-COVID